Çmenduri në miqësore, sherr masiv me arbitren që përfundon në tokë. Pamje tronditëse nga fusha

Çmenduri në miqësore, sherr masiv me arbitren që përfundon në tokë. Pamje tronditëse nga fusha

27 Korrik 2026 14:09 Alfred Lleshi Ndeshja miqësore mes Metz dhe Fortuna Sittard u shndërrua në kaos, pasi një sherr masiv mes futbollistëve përfshiu edhe arbitren Mathilde Demoncay. Arbitrja franceze, 26 vjeçe, u godit gjatë përplasjes dhe ra në tokë, duke pësuar tronditje cerebrale. Incidenti ndodhi pas një konflikti mes lojtarëve, i cili degradoi shpejt në përleshje të përgjithshme. Në rrëmujën e krijuar, Demoncay u përplas dhe u rrëzua, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht se u rikthye për ta përfunduar pjesën e parë, gjendja e saj nuk u përmirësua dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Më pas, ekzaminimet mjekësore konfirmuan se kishte pësuar një tronditje cerebrale. Pamjet e incidentit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar...