Milan synon mbrojtësin portugez të Sporting që Amorim e njeh mirë, por duhen 40 milionë euro

Milan synon mbrojtësin portugez të Sporting që Amorim e njeh mirë, por duhen 40 milionë euro

27 Korrik 2026 14:00 Telesport Ndeshja miqësore e Milan kundër Celtic dha një tregues të qartë: Kuqezinjtë kanë nevojë urgjente për një mbrojtës teknik, të aftë për të ndërtuar lojë nga mbrojtja. Gila nuk është i mjaftueshëm, ndaj trajneri Ruben Amorim dëshiron një tjetër qendërmbrojtës. Idetë e klubit mund të drejtohen te Gonçalo Inacio, qendërmbrojtësi 24-vjeçar që luan për Sporting Lisbon. Portugezi është mbrojtësi modern tipik, i njohur mirë nga Amorim, i cili e lançoi atë ndërsa ishte në stolin portugez. Duke pasur parasysh karakteristikat e tij, do të ishte një zgjedhje perfekte për Milan. Amorim synon ta bëjë presionin e lartë dhe posedimin e topit armët e tij më të mira. Për të siguruar lojtarin nevojiten të paktën 40 milionë por edhe disa largime....