E dashura zbulon ‘koordinatat’ e Lamine Yamal: “Në fakt, nuk jemi edhe aq me pushime…”

E dashura zbulon ‘koordinatat’ e Lamine Yamal: “Në fakt, nuk jemi edhe aq me pushime…”

Ka kaluar vetëm një javë që nga triumfi i Spanjës në Botërorin 2026, ku skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti Argjentinën në finale. Lamine Yamal, një nga yjet e kombëtares spanjolle, po shijon ditët e pushimit, pasi ende nuk i është bashkuar Barcelonës për përgatitjet e sezonit të ri. Megjithëse ka leje të mungojë në seancat e para stërvitore, pasi luajti gjatë gjithë Botërorit, talenti katalanas nuk po e lë pas dore përgatitjen fizike. Këtë e ka treguar partnerja e tij, Inés García, në rrjetet sociale. Influencuesja, e cila ishte pranë Yamal në çdo ndeshje të Botërorit, publikoi një foto në Instagram ku futbollisti shihet duke u stërvitur përpara rikthimit në Barcelonë. “Në fakt, nuk jemi edhe aq me pushime”, – shkroi...