Fitoi Champions League në vitin 2020, sot debutoi me gol në Divizionin e Nëntë

Fitoi Champions League në vitin 2020, sot debutoi me gol në Divizionin e Nëntë

17 Gusht 2026 21:17 Telesport Niklas Sule befasoi jo pak në fund të sezonit të kaluar kur bëri të ditur largimin nga futbolli profesionist, pasi ishte i lodhur me dëmtimet e vazhdueshme. Megjitharë, pak javë më pas mbrojtësi 30-vjeçar vendosi të rikthehej në futboll, por këtë herë në futbollin amator. Niklas Süle tani luan për pasion për SV Tiefenbach, një ekip në divizionin e nëntë të Gjermanisë. Ai e zgjodhi këtë ekip, pasi drejtohet nga miku i tij, Jason Walzel. Sule debutoi për SV Tiefenbach, madje duke shënuar edhe një gol, por pa arritur dot të shmangte humbjen e ekipit të tij në shfirat 2-7. Sule numëron 49 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe në vitin 2020 fitoi edhe Champions League me Bayern Munich. Des nouvelles...