Leoni XIV në homelinë e Meshës së kremtuar në portin e Riminit: “Kthehuni te vetja, aty ku shpirti gjen pushimin e vërtetë”
Në perëndimin e diellit mbi portin e Riminit, përballë detit dhe rrotës panoramike që ngrihej mbi horizont, Papa Leoni XIV e përfundoi ditën e tij me një fjalë që shkon përtej kufijve të një homelie: njeriu nuk gjen gjithmonë çlodhje duke ikur nga vetja; nganjëherë, çlodhja e vërtetë fillon pikërisht kur ai kthehet në thellësinë e vet.Mbi 25 mijë besimtarë u mblodhën në mbrëmjen e 22 gushtit në sheshin-breg të portit të Riminit për Meshën që përmbylli vizitën baritore të Papës në Republikën e San Marinos dhe pjesëmarrjen e tij në “Meetingun e 47-të për miqësinë mes popujve”.Në këtë tokë të Romanjës,në Itali, të njohur për mikpritjen, çiltërsinë, gëzimin dhe punën, Papa Leoni XIV pa jo vetëm një vend pushimesh, por një hapësirë ku mund...
Burimi:
kohajone.com