Kuvendi Kombëtar/ Muçollari: Synojmë një PD më të organizuar, më moderne dhe patjetër fituese

Kuvendi Kombëtar/ Muçollari: Synojmë një PD më të organizuar, më moderne dhe patjetër fituese

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigelm Muçollari ka dhënë detaje, lidhur me ndryshimet rrënjësore që priten të ndodhin në strukturat e Partisë Demokratike dhe statutin e ri që do t'i propozohet Kuvendit Kombëtar të shtunën e 30 majit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Edvin Parrucës, Muçollari tha se forca më e madhe opozitare në vend po përgatit terrenin për një përfshirje masive të diasporës dhe një modernizim teknologjik të paprecedentë në politikën shqiptare. Një nga risitë më të forta të statutit të ri, sipas tij, është caktimi i një kuote deri në 15% për përfaqësimin e diasporës në listat e Këshillit Kombëtar. Ky vendim, theksoi ai, vjen si një nevojë për të garantuar pjesëmarrjen e atyre që jetojnë në...