Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik!

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022, duke e cilësuar largimin e tyre si një akt politik. Duke folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se institucionet nuk mund t’i detyrojnë ata të rikthehen, pasi sipas tij largimi ishte një vendim individual dhe politik, ndërsa rikthimi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Kishim të drejtë politike t’iu thoshim mos shkoni, por s’kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’iu themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset Kushtetutës e ligjit”, tha Kurti. Ai i...