Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall datën e votimit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen në muajin tetor ose në fillim të nëntorit, dhe ato do të jenë të ndara nga zgjedhjet presidenciale. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do ta mbaj fjalën e dhënë qytetarëve. “Vitin e kaluar ju thashë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb për t’u dhënë qytetarëve mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Pra, para fundit të vitit, me siguri do të kemi zgjedhje parlamentare dhe pak më vonë do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Vuçiç. Në fund të muajit qershor, Vuçiç...
Burimi:
vizionplus.tv