Kukësi mposht Butrintin, mbetet në Kategori të Parë

Kukësi mposht Butrintin, mbetet në Kategori të Parë

Në një ndeshje të tensionuar, Kukësi ia del ndaj Butrintit në duelin për biletën e 12-të në Kategori të Parë 2026/2027. Verilindorët shkuan te avantazhi në pjesën e parë me Alison, ndërsa dyfishimi i rezultatit me Tajo në start të pjesës së dytë, mbylli llogaritë e duelit të luajtur në këtë play out në Vorë. Kësisoj, Kukësi siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa Butrinti mbetet në të Dytën. Postimi i Kukësit: Pas një sezoni të gjatë, të vështirë dhe me shumë vështiresi, ia dolëm të arrijmë objektivin minimal të klubit. Kjo fanellë, ky qytet dhe ky emër meritojnë gjithmonë të jenë mes më të mirëve dhe ne, ju premtojmë se se shpejti do të jemi aty. Na pret një sezon i ri, me objektiva...