Probleme me stomakun, Siner jashtë ‘Roland Garros’

Probleme me stomakun, Siner jashtë ‘Roland Garros’

Janik Siner jashtë ‘Roland Garros 2026’. Numri një në botë u eliminua pas një ndeshjeje sensacionale kundër argjentinasit Huan Manuel Çerundolo, i cili fitoi në pesë sete pas një rikthimi në dukje të pamundur. Italiani ishte duke udhëhequr 6-3, 6-2, dhe 5-1 në të tretin, ndësa vuajti nga shqetësime dhe probleme me stomakun duke humbur gradualisht qetësinë dhe energjinë. Pas kësaj situate, Siner u kthye në dhomën e zhveshjes për të kontrolluar tensionin e gjakut, por pasi u kthye në fushë, ai nuk mundi të rifitonte ritmin e dy seteve të para e gjysmë. Rivali shfrytëzoi këtë rast, duke u rikthyer në epërsi 7-5 në setin e tretë dhe më pas duke dominuar setin e katërt 6-1. Në setin e pestë, me italianin ende dukshëm...