Real Madridi vendos rekordin financiar për klube

Real Madridi vendos rekordin financiar për klube

Real Madridi vazhdon të dominojë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në aspektin ekonomik. Klubi madrilen ka regjistruar të ardhura rekord që kalojnë shifrën e 1.2 miliardë eurove gjatë vitit aktual financiar, duke vendosur një standard të ri në futbollin evropian. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, me “AS” në krye, kjo është një nga shifrat më të larta të arritura ndonjëherë nga një klub sportiv në botë. Reali vazhdon të mbajë vendin e parë mes klubeve me fitimet më të mëdha në Evropë, duke konfirmuar fuqinë e tij ekonomike sezon pas sezoni. Rritja më e madhe financiare ka ardhur nga sektori komercial. Të ardhurat nga marketingu, shitja e produkteve zyrtare dhe aktivitetet tregtare kanë arritur në rreth 594 milionë euro. Marrëveshjet e reja...