Juventusi ndryshon mendim për Zhegrovën, shqiptari mund të mbetet te “Zonja”

Juventusi ndryshon mendim për Zhegrovën, shqiptari mund të mbetet te “Zonja”

Kosova ka një kontigjent mjaft cilësor lojtarësh, të cilët luajnë në klubet e njohura perëndimore. Një pjesë kanë spikatur këtë sezon për performancën e tyre, sidomos sulmuesi Vedat Muriqi me Majorkën, i cili ishte në garë për këpucën e artë europiane me Mbape, Haland e të tjerë, por këtë trofe në fund e mori Herri Kejn i Bajernit të Mynihut. Shumica e kosovarëve cilësorë luajnë në Bundesligën gjermane. Edhe në Itali luan një lojtar cilësor i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili erdhi me bujë aty nga Lila franceze. por gjërat në këtë fundsezoni duket se janë as mirë e as keq. Gjithsesi, drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Komolli, ka folur për të ardhmen e Edon Zhegrovës. Ai ka thënë se drejtuesit e klubit dhe trajneri...