Dinamo merr një gol kur s’duhej, fati i turit të enjten në “Elbasan Arena”

Dinamo merr një gol kur s’duhej, fati i turit të enjten në “Elbasan Arena”

Conference League, turi i tretë vajtje: Auda- Dinamo 1-0 (Diedu 68′) Me një gol spektakolar të shënuar nga Diedu në të 68′, Auda mund Dinamo Sitin në Riga për takimin e vajtjes raundi i tretë Conference League. Përgjithësisht një sfidë e balancuar pasi blutë e Dajës ishin të parët që patën rastin ideal me Qardakun në të 10′. Më pas nisi përmirësimi i vendasëve të cilët rrezikuan dy herë por pa mundur dot të shënonin. Në të dytën Dinamo e nis me vrull dhe ka disa mundësi për të goditur portën vendase. Nuk i’a del ndërsa në vijim efikasiteti i skuadrës Auda vjen e konkretizohet me një gol spektakolar të shënuar nga Diedu. Topi i harkuar nga e majta, teksa në hyrje të zonës futbollisti...