Te Napoli tashmë synojnë Europën, mbrojtësi italian: Championsi është llotari

Te Napoli tashmë synojnë Europën, mbrojtësi italian: Championsi është llotari

Leonardo Spinaxola ka folur për “Sky Sport” në lidhje me sezonin e ri të Napolit. Me trofeun e skudetos në kabinet, tashmë vëmendja e Napolit është zhvendosur te Liga e Kampionëve. Mbrojtësi italian është shprehur se formati i ri i jep më shumë shanse për kalimin e fazës së grupeve, por faza me eleminim të drejtpërdrejtë kthehet më pas në çështje fati. “E dimë që Liga e Kampionëve është një fazë e ndryshme me ekipe shumë më të forta financiarisht dhe në aspektin e lojtarëve. Megjithatë, në këtë format të ri, ke një shans shumë më të mirë për të kaluar fazën e grupeve, por pastaj bëhet një llotari. Varet se me kë të bie shorti dhe nga gjëra të tjera. Para së gjithash, duhet...