Giro d’Italia 2026/ E tij, Paul Magnier, etapa e 18-të

Giro d’Italia 2026/ E tij, Paul Magnier, etapa e 18-të

Me tre etapa nga fundi, Giro d’Italia ka hyrë në fazë vendimtare. Sot në etapën e 18-të nga 21 në total, Paul Magnier (Soudal-Quick-Step) triumfoi në një finale emocionuese në Pieve di Soligo të Giro d’Italia 2026, duke marrë fitoren e tij të tretë në etapë të këtij edicioni të Corsa Rosa. Francezi, i nisur në mënyrë spektakolare nga Jasper Stuyven, i la pas Edoardo Zambanini (Bahrain Victorious) dhe Jonathan Milan (Lidl-Trek) pasi neutralizoi sulmet nga Kulset (Uno-X Mobility) dhe, më e rëndësishmja, nga Afonso Eulálio (Bahrain Victorious) në Muro di Ca’ del Poggio. Jonas Vingegaard (Visma | Lease a Bike) mbetet në kryesimin e përgjithshëm. Dy etapat; e 19-ta (nesër) dhe 20-ta (30 maj) janë malore ndërsa e fundit Romë- Romë (131 km) fushore....