Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Na vunë si në radhë të vajgurit, deputetët…

Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Na vunë si në radhë të vajgurit, deputetët…

Kopja e projekt-marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës ditën e djeshme, me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj I cili mori kopjen e vetme të vënë në dispozicion të deputetëve dhe u largua me shpejtësi, kopje të cilën e ktheu më pas. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, nku edhe u mor vendimi për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt, u shpreh se mënyra e administrimit të dokumentit ka qenë e papranueshme, duke kundërshtuar pretendimet e mazhorancës se deputetët kishin mundësi ta konsultonin marrëveshjen përpara votimit. Korreshi tha se bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kishin shkuar për të...