Koçiu: Vijojnë punimet për segmentin “Mangana” në Dhërmi, përmirëson aksesin dhe lehtëson trafikun

Koçiu: Vijojnë punimet për segmentin “Mangana” në Dhërmi, përmirëson aksesin dhe lehtëson trafikun

Në Dhërmi po vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Mangana”, një investim që synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin në këtë zonë turistike. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë aks të rëndësishëm që lidh fshatin me rrugën nacionale. Sipas Koçiut, investimi lehtëson lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si dhe redukton ngarkesën e trafikut, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Më shumë siguri për banorët, më shumë akses për vizitorët dhe një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën e një prej destinacioneve më të bukura e më të frekuentuara të bregdetit shqiptar”, tha Koçiu. Rruga “Mangana” është pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore, të cilat synojnë rritjen e standardeve të qarkullimit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në zonat...