Po garonin me kajak në lumin Vjosë dhe rrezikuan mbytjen, anglezi me banim në Përmet shpëton dy turistë hungarezë

Po garonin me kajak në lumin Vjosë dhe rrezikuan mbytjen, anglezi me banim në Përmet shpëton dy turistë hungarezë

Dy turistë hungarezë janë shpëtuar mrekullisht nga mbytja, teksa po garonin me kajak në lumin Vjosë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrjedhën e Vjosës, në Përmet, në segmentin Badlonjë–Petran. Sipas informacioneve, dy turistët, të apasionuar pas sportit sfidues të kanoe-kajakut, kanë humbur ekuilibrin në një rrjedhë të pjerrët të lumit. Rastësisht, në vendngjarje ndodhej një shtetas anglez me banim në Përmet, Xhim Smith, i cili ndërhyri menjëherë dhe arriti t’i nxirrte të dy në breg. Mësohet se gjendja e turistëve hungarezë është jashtë rrezikut për jetën.