Bënë video duke keqtrajtuar qentë e rrugës, procedohen penalisht 2 francezë në Sarandë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprimet hetimore dhe procedurale për dy shtetas francezë, pas publikimit në rrjete sociale të një videoje në të cilën shfaqeshin shtetas të huaj, duke keqtrajtuar një kafshë (qen) në rrugë ose duke përkrahur kryerjen e kësaj vepre penale Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, për 2 shtetasit francezë që shfaqen në video, H. H., 38 vjeç dhe J. S., 30 vjeç. Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
sot.com.al