Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese
Zjarret në jugperëndim të Francës u riaktivizuan këtë të martë, 28 korrik, ndërsa vendi po përgatitet për valën e katërt të të nxehtit këtë verë, e cila pritet të sjellë temperatura shumë të larta. Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin e rreth 4 mijë personave të tjerë nga zonat turistike në bregdetin e Atlantikut, pasi temperaturat e larta po vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të mbajtur nën kontroll zjarrin e madh në perëndim të Bordosë. Sipas autoriteteve, zjarri i madh ka riaktivizuar 14 vatra të tjera. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Météo-France njoftoi se të mërkurën 16 departamente, përfshirë Gironde dhe Landes, do të jenë në alarm portokalli për shkak të valës së të nxehtit. Edhe 14 departamente të tjera do të jenë në alarm portokalli, 63 në alarm të verdhë,...
Burimi:
javanews.al