KF 2 Korriku nderohet nga Ministria e Sportit pas paraqitjes në Gothia Cup
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në takim ekipin e KF 2 Korriku, për t’i uruar për suksesin e arritur në turneun ndërkombëtar Gothia Cup 2026. Sipas njoftimit të ministrisë, renditja e klubit në mesin e tetë ekipeve më të mira nga gjithsej 252 skuadra pjesëmarrëse përbën një arritje të rëndësishme për klubin dhe për sportin e Kosovës. Po ashtu, KF 2 Korriku ka fituar edhe çmimin “Best Outfit Award 2026”, mes ekipeve nga 79 shtete të botës, vlerësim që, sipas ministrisë, dëshmon përfaqësimin me krenari dhe dinjitet të identitetit dhe vlerave të Republikës së Kosovës. Ministri Gashani përgëzoi futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se suksese të tilla janë frymëzim për të...
Burimi:
kultplus.com