Kërnaja zbarkon në Vlorë, klubi i beson pankinën kuqezi
Flamurtari pasi ra nga Superioria në fund të sezonit 2025/26 nis rindërtimin e skuadrës për edicionin e ri në Kategori të Parë. E gjitha duket se starton nga pankina. Sot klubi i njohur shkruan se ka emëruar Oltijon Kërnajën si pasuesin e Andi Ribajt. Flamurtari njofton: Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kernaja! Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon Post navigation
Burimi:
sportiim.al