Kaosi në Kuvend, Bardhi: Seanca drejtohej me SMS, nga Balla te Peleshi! Po përpiqen të peshkojnë një deputet për…

Kaosi në Kuvend, Bardhi: Seanca drejtohej me SMS, nga Balla te Peleshi! Po përpiqen të peshkojnë një deputet për…

Në një deklaratë përpara gazetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se seanca e sotme e Kuvendit, e cila nuk është zhvilluar për shkak të kaosit të krijuar nga bllokimi i foltores prej opozitës, “po drejtohej me SMS.” Sipas Bardhit, kryeparlamentari Peleshi merrte urdhra nga Balla. “Në mënyrë të paprecedentë, kryetari i Kuvendit i mohoi fjalën në bllok deputetëve të opozitës që kishin kërkuar të drejtën e tyre për të folur për procedurë. Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh. Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e...