Kolumbia kalon Uzbekistanin e Kanavaros, Gana, fati i buzëqesh në shtesë

Kolumbia kalon Uzbekistanin e Kanavaros, Gana, fati i buzëqesh në shtesë

U luajtën ndeshjet e para të fazës së grupeve të Kupës së Botës FIFA 2026. Grupet K dhe L, pas barazimit të Portugalisë dhe fitores së Anglisë, prodhuan fitoren 3-1 të Kolumbisë ndaj Uzbekistanit të Fabio Kanavaros, duke i çuar amerikanët e Jugut në krye të tabelës së grupit K ndërsa Gana kaloi me mjaft vështirësi Panamanë 1-0. Kolumbi-Uzbekistan 3-1 Debutimi i Kolumbisë në Grupin K ishte një shfaqje e cilësisë teknike dhe cinizmit. Ata morën kontrollin e lojës që nga fillimi, duuke dominuar e krijuar raste mirpo goli do të vijë në të 40-ën për të thyer mbrojtjen e fortë të debutuesëve absolutë: Daniel Munjoz autori i golit. Në pjesën e dytë, aziatikët u përpoqën të kundërpërgjigjeshin me krenari dhe në minutën e 60-të...