“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefin e Policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes ‘Metarmofoza’.Pëllumb Gjoka është dënuar me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3. Kështu që ai do të vuajë 6 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë.Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë. Pëllumb Gjoka po gjykohet edhe për vrasjen e Gjin Ndojit në një tjetër proces.Ndërkohë ish-shefi...