Kampionati Europian i Socca-s do të organizohet për herë të parë në Shqipëri. Mundësi e artë për promovimin e futbollit

Kampionati Europian i Socca-s do të organizohet për herë të parë në Shqipëri. Mundësi e artë për promovimin e futbollit

Kampionati Europian i Socca-s do të organizohet për herë të parë në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e minifutbollit në vend. Në një prononcim për FSHF.org, përgjegjësi i Socca Albania, Jurgen Demneri u shpreh se ky event përfaqëson një arritje të madhe dhe një mundësi të shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Për herë të parë në Shqipëri vjen kampionati europian i minifutbollit. Shqipëria merr pjesë në turnetë ndërkombëtarë që prej vitit 2023 dhe është pjesë e Socca-s. Kemi arritur rezultate shumë të mira, si çerekfinalistë të Kupës së Botës dhe gjysmëfinalistë të Kampionatit Europian. Synojmë që, me organizimin e këtij eventi në vendin tonë, të arrijmë një rezultat sa më pozitiv,” u shpreh Demneri. Ai theksoi gjithashtu se...