Si do të vendoset fituesi i PL, nëse Arsenal dhe City përfundojnë me pikë të barabarta? Ja 3 skenarët e mundshëm

Si do të vendoset fituesi i PL, nëse Arsenal dhe City përfundojnë me pikë të barabarta? Ja 3 skenarët e mundshëm

20 Prill 2026 19:01 Telesport Kur mbeten edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion në Premier League është më e fortë se kurrë. Aktualisht, Arsenal kryeson me 70 pikë, ndjek Man. City me 67 pikë. Por, “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë të mërkurën në transfertën ndaj Burnley, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship. Në rast se City fiton, atëherë do t’i bashkohet Arsenalit në vendin e parë. Por, çfarë do të ndodhë nëse të dy ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta? Rregullorja në Premier League lejon 3 skenarë të ndryshëm për këtë rast. Së pari merret parasysh diferenca e golave, që në këtë rast të dy ekipet i ndan vetëm një...