Trump paralajmëron Iranin për negociatat mbi paqen: Nëse armëpushimi skadon nesër, do fillojnë sërish bombardimet

Trump paralajmëron Iranin për negociatat mbi paqen: Nëse armëpushimi skadon nesër, do fillojnë sërish bombardimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet nesër në mbrëmje në Pakistan. Presidenti Trump paralajmëroi për përshkallëzim të situatës nëse skadon armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit. “Nëse armëpushimi skadon nesër në mbrëmje, atëherë do të fillojnë të bien shumë bomba”, u shpreh Trump. Gjithashtu ai ka rrëzuar poshtë pretendimet se ai është “bindur” që të përfshihet në luftën kundër Iranit nga Izraeli dhe Benjamin Netanyahu. Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se përfshirja e Uashingtonit në konflikt bazohej në sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe në “mendimin e tij të përjetshëm” se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Që nga fillimi i luftës me Iranin ka pasur disa pretendime se Trump...