Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme
Qeveria e Jordanisë tha se ka rrëzuar katër raketa balistike iraniane që synonin një bazë ushtarake amerikane në territorin e saj. Sulmi ndodhi pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) i bëri thirrje Jordanisë që t’i mbyllë bazat amerikane në vend. Mediat shtetërore jordaneze, duke cituar një deklaratë të Qeverisë, thanë se raketat u rrëzuan më 14 korrik, pasi hynë në hapësirën ajrore të vendit. IRGC-ja e konfirmoi sulmin përmes një deklarate të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, por shtoi se ai nuk kishte për qëllim t’i dëmtonte qytetarët jordanezë, përcjell A2. “Ju e dini shumë mirë se jo vetëm që nuk kemi armiqësi me vendin tuaj, por edhe ju duam – ju, popullin fisnik, që e kuptoni dhimbjen dhe shtypjen e popullit...
Burimi:
javanews.al