Real Madridi kërkon që Barcelona të humbasë titujt, pret nga UEFA që t’i përjashtojë nga Europa

Real Madridi kërkon që Barcelona të humbasë titujt, pret nga UEFA që t’i përjashtojë nga Europa

Barcelona mund të përballet me një nga goditjet më të rënda në historinë e saj moderne, pasi mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi po përgatit një ofensivë ligjore në lidhje me çështjen e njohur si “Negreira”. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen synojnë t’i kërkojnë UEFA-s që të ndërmarrë masa të ashpra ndaj rivalit të përjetshëm, duke përfshirë edhe heqjen e trofeve të fituar gjatë periudhës që po hetohet. Bëhet fjalë për pagesat që Barcelona i ka bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira. Klubi katalanas ka pranuar ekzistencën e këtyre pagesave, por ka këmbëngulur se ato kanë qenë për raporte dhe analiza teknike mbi arbitrimin, duke mohuar kategorikisht çdo ndikim te gjyqtarët. Ndërkohë, hetimi për korrupsion sportiv vazhdon...