Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!
Zemërimi publik ndaj mënyrës se si qeveria venezuelase ka menaxhuar pasojat e dy tërmeteve vdekjeprurëse po rritet, ndërsa një nënë e pikëlluar u përball publikisht me djalin e ish-presidentit Nicolás Maduro, duke e akuzuar qeverinë për neglizhencë. Gjatë një vizite në një kompleks banimi social pothuajse të shkatërruar, që mban emrin e Hugo Chávez, deputeti Nicolás Maduro Guerra u prit me protesta dhe thirrje zemërimi nga banorët. “Unë nuk humba një kuzhinë! Unë humba vajzën!”, dëgjohet të thotë Damely Yaneth Díaz, një banore e Catia La Mar, një prej zonave më të prekura në bregdetin verior të Venezuelës. “Duhet të arrestoheni të gjithë. Kjo ishte papërgjegjshmëri dhe duhet të paguani!”, i tha ajo deputetit, në skena të filmuara nga televizioni norvegjez TV2. Banorë të tjerë...
Burimi:
javanews.al