“Jeni pjesë e llumit”/ Agron Shehaj përplaset ashpër me deputeten e PS-së, Iris Luarasi

“Jeni pjesë e llumit”/ Agron Shehaj përplaset ashpër me deputeten e PS-së, Iris Luarasi

Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia”, u përplas ashpër me deputeten e PS-së, Iris Luarasi për kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Shehaj deklaroi se qeveria nuk po e kupton mesazhin e protestueve, Luarasi i përmendi paratë që ai nxjerr jashtë vendit me bizneset e tij, çka solli debatin mes tyre. Pjesë nga debati Shehaj: Bëni sikur nuk kuptoni. Bëni sikur ata mijëra qytetarë kanë dalë vetëm për Zvërnecin dhe mjedisin, por kanë dalë sepse duan të zhdukin klasën e vjetër poliitke, u ka ardhur në majë të hundës. Duan dorëheqjen e Ramës. Ju vazhdoni dhe mereni me flamingon. Nuk është çështje flamingosh. Duan që Rama të dalë para drejtësisë bashkë me klasën e vjetër. Duan Shqipëri ku mund...