Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit vijuan sulmet ajrore gjatë natës në disa zona të Libanit jugor, ku në shënjestër ishin terroristët dhe infrastruktura e Hezbollahut. Të paktën 16 persona u vranë gjatë këtyre sulmeve. Sipas Times of Israel sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi terrorist i mbështetur nga Irani.