Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e Mesme ka më pak paqartësi
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së ministrave se Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion. Sipas saj, zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe rënia e çmimit të naftës në bursë kanë sjellë normalizimin e situatës në tregun e hidrokarbureve, duke bërë të panevojshëm vijimin e aktivitetit të Bordit. “Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, deklaroi Ibrahimaj. Ministrja theksoi se ulja e çmimeve është ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit që kanë zbutur tensionet në rajonin e Ngushticës së Hormuzit. Vendimi...
Burimi:
vizionplus.tv