101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),101 deputetë nga legjislatura e kaluar do të jenë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, Nga 120 ulëset e Kuvendit, vetëm 9 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e institucionit ligjvënës. Pesë prej tyre vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa katër nga Lista Serbe, shkruajnë mediat në Kosovë. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate. Nga deputetët e legjislaturës së kaluar, 48 nga Vetëvendosje kanë arritur të rizgjidhen, 19 nga PDK-ja, 15 nga LDK-ja dhe 6 nga Aleanca. Për herë të parë në Kuvend nga radhët e Vetëvendosjes do të...
Burimi:
syri.net