Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45 ditë

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45 ditë

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zgjatjen me 45 ditë të armëpushimit të brishtë mes dy vendeve, pas dy ditësh negociatash të zhvilluara në Uashington DC, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, qëllimi i bisedimeve është arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe forcimi i sigurisë përgjatë kufirit mes dy vendeve. “Shpresojmë që këto diskutime të avancojnë drejt paqes afatgjatë mes dy vendeve, njohjes së plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, si dhe garantimit të sigurisë reale në kufirin e përbashkët”, deklaroi ai. Armëpushimi ishte shpallur më 16 prill nga presidenti amerikan Donald Trump, por pavarësisht marrëveshjes, Izraeli dhe Hezbollah kanë vijuar përplasjet dhe shkëmbimet e zjarrit. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të...