Përshpejtimi i largimit të emigrantëve të paligjshëm, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet europiane me “dorë të hekurt”, çfarë planifikohet

Përshpejtimi i largimit të emigrantëve të paligjshëm, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet europiane me “dorë të hekurt”, çfarë planifikohet

Mbretëria e Bashkuar dhe dhjetëra vende evropiane kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që synon t’i japë shteteve më shumë kompetenca për deportimin e migrantëve të paligjshëm, duke i kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të tregojë më shumë fleksibilitet në çështjet e migracionit. Marrëveshja u prezantua gjatë një samiti në Moldavi dhe paralajmëron se demokracitë evropiane mund të përballen me rrezik nëse shtetet nuk janë në gjendje të reagojnë më efektivisht ndaj kontrabandës së njerëzve dhe presioneve migratore. Deklarata u kërkon gjyqtarëve në Strasburg që t’u japin vendeve anëtare më shumë liri për të vendosur mbi rastet e migracionit dhe deportimit, duke marrë parasysh interesin publik dhe sigurinë kombëtare. Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, e cilësoi marrëveshjen si një “qasje të...