ISHP: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me hantavirus, rreziku i ulët
Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në një konferencë për shtyp situatën lidhur me hantavirusin, duke theksuar se rreziku për Shqipërinë dhe më gjerë në Europë vlerësohet shumë i ulët dhe se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vend. Sipas përfaqësuesit të ISHP-së, situata epidemiologjike është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë masa paraprake për identifikimin në kohë të çdo rasti të dyshuar dhe për gjurmimin e kontakteve të mundshme. Institucioni bën të ditur se sistemi shëndetësor në vend është i gatshëm për menaxhimin e çdo situate që mund të paraqitet. Në deklaratë u theksua gjithashtu se ISHP është në komunikim me autoritetet shëndetësore të Greqisë, pas një rasti të lidhur me një shtetas grek që ka qenë pasagjer në...
Burimi:
javanews.al