Komisioni Evropian tregon masën e rrezikut: Sa mund të preket Europa nga përhapja e hantavirusit?
Rreziku i hantavirusit për shëndetin publik në Evropë vlerësohet si i ulët, por BE ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile për evakuimin e sigurt të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, tha në një konferencë për shtyp përfaqësuesja e KE-së Eva Hrncirova. “Bazuar në vlerësimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku për publikun e gjerë evropian nga hantavirusi vlerësohet si i ulët”, tha ajo. BE-ja e aktivizoi mekanizmin pas një shpërthimi të hantavirusit në anijen, e cila mbërriti në portin e Tenerife-s, Spanjë.
Burimi:
javanews.al