“Paralizohet” Ngushtica e Hormuzit, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik
Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një rënie me 89% të tranziteve ditore në Ngushticën e Hormuzit brenda pak muajsh. Para bllokimit, nga aty kalonte 37% e naftës botërore të transportuar me rrugë detare dhe 28% e gazit të naftës të lëngshëm (LPG), por edhe 19% e gazit natyror të lëngshëm dhe produkteve të rafinuara. Këtë e tregon raporti i ri “Port Infographics”, i realizuar nga Assoporti dhe SRM, qendra studimore e grupit Intesa Sanpaolo. Analiza kujton se afro 1 mijë anije rezultojnë të bllokuara në Gjirin Persik, me mallra të transportuara me vlerë të vlerësuar në 23.7 miliardë dollarë, me pasoja në zinxhirët globalë të furnizimit. “Analizat që kemi kryer, falë bashkëpunimit të fortë me Assoporti, nxjerrin në pah vlerën strategjike të korridoreve...
Burimi:
javanews.al