SHBA dhe Kina ulen më 12-13 maj në Korenë e Jugut për bisedime ekonomike dhe tregtare

SHBA dhe Kina ulen më 12-13 maj në Korenë e Jugut për bisedime ekonomike dhe tregtare

Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, do të udhëheqë një delegacion në Republikën e Koresë për të zhvilluar bisedime ekonomike dhe tregtare me Shtetet e Bashkuara në datat 12 -13 maj, njoftoi të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës. Të dyja palët do të marrin si udhëzues konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy vendeve në takimin e Busanit dhe telefonatat e mëparshme, për të zhvilluar konsultime mbi çështjet ekonomike dhe tregtare me interes të ndërsjellë, tha zëdhënësi.