Ish-komandanti i nëndetëses ukrainase që kaloi me rusët vritet në shpërthim në Sevastopol, arrestohet një grua e dyshuar si spiune
Një ushtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse u vra në një shpërthim në Sevastopol të Krimesë, tha drejtoria rajonale e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë. Autoritetet ruse thanë se kishin ndaluar një shtetas rus të dyshuar për sulmin, i cili, sipas FSB- së, po vepronte me urdhër të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, ushtari u plagos rëndë në shpërthim dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. FSB njoftoi se forcat e saj arritën ta gjenin dhe arrestonin të dyshuarin menjëherë pas incidentit. Sipas autoriteteve ruse, ajo është një grua e lindur në vitin 1994 dhe shtetase ruse. Mediat ukrainase raportojnë se ish-komandanti i nëndetëses ukrainase ka ndërruar jetë. Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, e...
Burimi:
javanews.al