Irani rihapi bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për një konflikt me SHBA-në dhe Izraelin prej 20 vitesh
Irani ka rihapur një pjesë të konsiderueshme të bazave të tij nëntokësore të raketave, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme amerikane dhe izraelite, duke treguar kufizimet e strategjisë së bombardimeve ajrore, vlerësojnë ekspertët. Sipas një raporti të CNN, Teherani ka rihapur 50 nga 69 hyrjet e tuneleve të goditura në 18 objekte raketore nëntokësore. Po ashtu, janë riparuar rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara gjatë sulmeve. Ekspertët theksojnë se Irani vijon të zotërojë rezerva të mëdha raketash të ruajtura nën tokë, të mbrojtura nga objekte të ndërtuara në thellësi të mëdha. Kjo i mundëson vendit të ruajë aftësitë e tij raketore edhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga bombardimet. “Ata janë përgatitur për një konflikt të tillë prej më shumë se 20 vitesh”, tha Timur Kadyshev nga Instituti për...
Burimi:
top-channel.tv