Irani: Çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të garantojë të drejtat e Teheranit
Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, deklaroi se bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve mes Teheranit dhe Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë, ndërsa u bëri thirrje palëve të shmangin spekulimet mbi ecurinë e negociatave. Në një prononcim për mediat shtetërore iraniane, Araghchi theksoi se procesi diplomatik mbetet në zhvillim dhe se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi rezultatin e tij. “Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje spekulimeve dhe nuk mund t’i gjykojmë bisedimet derisa të kemi një rezultat të qartë”, u shpreh ai. Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, njëherazi një nga figurat kyçe të procesit negociues, ritheksoi qëndrimin e Teheranit se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë plotësisht interesat dhe të drejtat e popullit iranian. Në një videomesazh, Ghalibaf deklaroi...
Burimi:
opinion.al