“Në shtëpinë time asht themelu PS- ja Shkodër”, socialisti rezerva për 35- vjetorin: Të thirreshin kryetarët në vite…

“Në shtëpinë time asht themelu PS- ja Shkodër”, socialisti rezerva për 35- vjetorin: Të thirreshin kryetarët në vite…

Më fal që po ju shkruaj por në shtëpinë time asht themelu PS-ja Shkodër, nga ku i vetmi që jeton sot në Shkoder nga ata që e ndërruan emrin dhe bënë rithemelimin e kësaj partie, asht axha jem, Asim Metani. Këta që shoh aty nuk janë asnjë pjesë e atyre ditëve të para.Të paktën minimumi ishte të thirreshin kryetaret ndër vite, z. Shaqir Vukaj, Sadetin Stankaj, Ndrek Rukaj, Edip Shiroka, Keti Bazhdari. Mora një telefonatë para dy ditësh nga një mik me të cilin kemi themeluar FRESSH Shkodër e më tha “po bëhen ftesat, nuk ta pashë emrin”.Nuk dua të vlerësohem. Nuk dua të ma njoh kush kontributin. Nuk e kam bërë këtë për vlerësim. E kam bërë sepse besoja në një parti sociale e...