Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Regjisori Besnik Bisha ka folur sot për ‘Diellën’ dhe përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij, Anila Bisha.  I ftuar në ‘E Diell’, Bisha sqaroi se marrëveshja përfshinte përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij vetëm si asistente virtuale në e-Albania, por jo si Ministre, ndërsa tregoi se janë në gjyq për këtë çështje. Regjisori deklaroi se bashkëshortja e tij ka vuajtur një presion shumë të madh për këtë mosmarrëveshje, ndërsa ai u shpreh se vetë ka ndjerë atë që ai e quajti “presionin e zhvlerësimit të individit nga shoqëria dhe pushteti”. “Nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time. Presionin e madh e ka ngrënë ajo. Unë kam ngrënë presionin e zhvlerësimit të individit nga shoqëria dhe pushteti. Është e papranueshme te...