Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa bisedimet të finalizohen, çdo gjë është spekulim
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se dialogu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon përmes shkëmbimit të mesazheve, por ka paralajmëruar se çdo koment apo informacion i deritanishëm mbetet thjesht spekulim derisa të arrihet një marrëveshje e qartë. Në një intervistë për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Araghchi theksoi se “dialogu dhe shkëmbimi i mesazheve janë në vazhdim” me palën amerikane, pavarësisht se negociatat kanë hasur në ngërç kohët e fundit. Ai shtoi se është e pamundur të jepet një vlerësim apo gjykim i situatës përpara se të arrihet një konkluzion i qartë. “Nuk është e mundur të gjykohet derisa të arrihet një përfundim i qartë. Çdo gjë që po thuhet tani është spekulim dhe nuk duhet...
Burimi:
vizionplus.tv