I shkaktoi shtetit 33 mln lekë dëm ekonomik, GJKKO i kthen SPAK dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

I shkaktoi shtetit 33 mln lekë dëm ekonomik, GJKKO i kthen SPAK dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cila i la afat kohor 2 javë organit të akuzës të shpjegoj përse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”. Më herët SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin- për shkak të parashkrimit të veprës penale. Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku së bashku me 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik...