Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit, Bardhi: SPAK të sjellë në Kuvend sërish kërkesën për arrestimin!

Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit, Bardhi: SPAK të sjellë në Kuvend sërish kërkesën për arrestimin!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se tashmë që Belinda Ballukut iu shtua dhe akuza e korrupsionit, Prokuroria e Posaçme duhet t’i drejtohet sërish Kuvendit me kërkesën për autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres së vendit. Me foton e printuar të vilës që iu sekuetrua sot Ballukut, Bardhi tha se më 12 mars mazhoranca socialiste nuk votoi për ish-ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, por për vilat e saj. “Sot jemi dëshmitarë se Edi Ramës i është shtuar një hall i ri. Për muaj të tërë ai i gënjeu shqiptarët se Belinda Balluku nuk ka bërë korrupsion, se nuk ka pasuri të fshehura. Në fakt, në thelb nuk i gënjeu shqiptarët, sepse e vërteta vonon, por gjithmonë del në dritë. Dhe sot çdo...