Siguroi kushtet për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 7 vite burg ndihmësin e Leonard Luzit

Siguroi kushtet për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 7 vite burg ndihmësin e Leonard Luzit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejno, anëtarin e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë më gusht të 2023-it. Vitin e kaluar (10 janar 2025) Gjykata e Posaçme dënoi me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Luzi dhe Koroveshi u shpallën fajtor si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj. Plani i vrasjes: Hetimi i strukturës së posaçme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis...